Pejë, arrestohet një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person, i cili kërkohej nga INTERPOL-i.

Në komunikatën e Policisë, bëhet e ditur se njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të Njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, për përfshirje në disa vepra penale.

Tutje Policia ka sqaruar se lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.