Ilustrim

Plagosje në Bishtazhin të Gjakovës, viktima në gjendje të rëndë

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bishtazhin të komunës se Gjakovës.

N. K. është plagosur me ramë zjarri dhe gjendja e tij është e rëndë, i njëjti është dërguar në QKUK.

KALLXO.com merr vesh se një preson me inicialet N. P. Është arrestuar si i dyshuar për plagosjen.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Policisë, Kristë Gjokaj.

Gjokaj tregoi se motivi i plagosjes kishte qenë si pasojë e një mosmarrëveshjeje të çastit.

I plagosuri N. K., për në spitalin “Isa Grezda” të Gjakovës, ishte dërguar nga një qytetar në gjendje të rëndë.

Gjokaj tha se patrullat policore kanë dalë në vendngjarje.

Ai tha se në vend ngjarje e kishin takuar të dyshuarin N. P., i cili e kishte pranuar veprën dhe i njëjti e kishte dorëzuar edhe armën. Arma e përdorur në këtë rast është AK47.

I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar nga Policia e rajonit të Gjakovës, ndërsa i plagosuri për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar me autoambulancë në QKUK.