Plagosja në Vushtrri, Policia jep detaje për rastin

Një person ka mbetur i plagosur pas një rrahje për çështje pronësore në Vushtrri.

Policia ka bërë ditur se në rrahje janë përfshirë tre persona, dy prej të tyre janë arrestuar dhe është konfiskuar një armë zjarri.

“Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka thënë se në vendngjarje më 20.02.2024, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Dy të dyshuarit sipas policisë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri, plagoset me armë zjarri një person