Plagosja e dy personave në Bardhosh, mjeku kujdestar flet për gjendjen e tyre shëndetësore

Dy persona janë plagosur rreth orës 15:30 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Të plagosurit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për KALLXO.com se gjendja e tyre momentalisht është stabile.

“Për momentin po realizohen ekzaminimet e nevojshme. Kur të kryhen mundemi me dhanë informacione më konkrete. Por ajo që mundemi me thanë tani është se momentalisht gjendja e tyre është stabile”, tha ai.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. Ai tha se informata është marrë nga Policia rreth orës 15:30.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha Borovci.