Pjesëtari i FSK-së, ushtari më i mirë në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Kroaci

Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka arritur të dal i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021, në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, ku u mbajt Gara ndërkombëtare e Ushtarit më të mirë për vitin 2021.

Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 Qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Sipas një njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021.

Në njoftim thuhet se garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër FSK-së ushtar Endrita Brahimi.

Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi, ku pjesë e saj ishte edhe përshkuar rrugës me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Njësia për Mbrojtje Kibernetike dhe Njësia e Komunikimit ishin pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Cyber MWCKE 2021”, në Zagreb, Kroaci.

Ushtrimi i planifikuar nga United States European Command (USEUCOM ) ka pasur për qëllim bashkimin e përpjekjeve në mes Gardës Kombëtare të Minnesotas dhe Iowa të SHBA-së, Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe FSK-së, në fushën e kibernetikës.

Ndër objektivat e ushtrimit kanë qenë shpërndarja e informacionit në mes shteteve partnere, menaxhimi i incidenteve kibernetike dhe adresimi i zbrazëtirave rajonale të kibernetikës nga (USEUCOM).

Pjesëtarët e FSK ishin të përfshirë në role të ndryshme brenda Blue Team dhe Red Team ku kanë treguar sukses në përmbushjen e detyrave, ndërveprueshmëri me partnerët Amerikan dhe Kroat.

Ky ushtrim ishte i pari i këtij lloji që përfshinë dy shtete partnere të Ballkanit Perëndimor dhe Gardat Kombëtare të dy shteteve nga SHBA.