Kori "Siparantum" përfaqëson Kosovën në Festivalin Evropian për të Rinjtë

Kori “Siparantum” nga Peja do të përfaqësojë Kosovën në garën e madhe të “Festivalit Evropian për të Rinjtë” (European Festival for Young People) që do të mbahet në Neerpelt të Belgjikës, nga 27 deri më 29 prill 2024.

Kori kosovarë në këtë festival garon bashkë me 93 kore nga 19 shtete të botës.

“Kori do të garojë në kategorinë ‘G’ dhe do të paraqesë këto vepra: ‘Me nji lule’ (With a Flower) – Memli Kelmendi; ‘A Little in the Dream, A Little Awake’ – Baki Jashari; ‘Ta na Solbici’ – Samo Vovk; ‘Atsalums’ (Coldness) – Jēkabs Jančevskis; ‘En ‘s Avonds’; dirigjent: Memli Kelmendi”- thuhet në njoftimin e Korit “Siparantum”.

Gara do të mbahet në CC Palethe Overpelt. Kurse, po sipas njoftimit të Korit ‘Siparantum”, rezultatet e jurisë do të shpallën me 27 Prill në ora 17:30 në Sporthal Dommelhof.