Pezullohet verifikimi i votave me postë

Në Qendrën e Verifikimit të votave që kanë arritur me postë për zgjedhjet e 6 tetorit është pezulluar procesi i verifikimit deri në ora 14 të ditës së sotme.

Procesi është pezulluar me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – KQZ.

Në ora 14 KQZ prite të mbajë mbledhjen e radhës.

KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga Diaspora.

Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.

Skandal – Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

Skandal me zarfet e votave nga Diaspora, sërish gjenden zarfe që s`kanë të bëjnë me votimin me postë

.