
Kjo është komuna me më së paku vota nga diaspora
15.11.2021 - 15:17
Fituesin e balotazhit të zgjedhjeve lokale në Komunën e Drenasit, nuk mund ta ndryshojnë votat e diasporës, pasi në këtë komunë kanë ardhur vetëm 5 vota nga jashtë.
Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, në listë prinë Ramiz Lladrovci, nga Partia Demokratike e Kosovës me 11 mijë e 572 vota.
Ndërkaq, kundërkandidati i tij Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin ka marr 9 mijë e 801 vota nga banorët e kësaj komune.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, në Drenas, votat e diasporës ishin shpërnda në subjekte të ndryshme dhe totali i tyre ishte 100 vota.