Skandal me zarfet e votave nga Diaspora, sërish gjenden zarfe që s`kanë të bëjnë me votimin me postë

Në Ministrinë e Infrastrukturës po vazhdon verifikimi i votave të diasporës. Ditën e djeshme Kallxo.com ka raportuar se në thasët ku janë të vendosura votat e diasporës, ishte gjendur edhe një zarf i një qytetari, e që kishte të bënte me aplikim për vizë.

Mirëpo ky nuk ka qenë zarfi i vetëm që nuk kishte të bënte me votat e diasporës, e gjendej në thasë bashkë me zarfet ku janë votat e diasporës.

KQZ-ja ka gjetur edhe zarfe të tjerë, dje dhe sot, të cilët janë përzier me votat e diasporës.

Kallxo.com është duke monitoruar procesin se si po rrjedh në vendin ku po ruhen votat e Diasporës dhe do t`ju mbajë të informuar në vazhdimësi.

Ndryshe votat e Diasporës që kanë arritur përmes postës janë duke u ruajtur në hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës

Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka të bëjë me hapjen e pakove të pranuara nga KQZ-ja, dhe fillon në ditën e zgjedhjeve.

Fletëvotimet bëhen të vlefshme vetëm nëse aplikuesit janë regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim dhe nëse ka dërguar një kopje të dokumentit identifikues valid.

Pas aprovimit zarfet e fshehtësisë futen në një folje transparente dhe brenda kutive të votimit, ku më pas u dërgohen Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për numërimin e fletëvotimeve.

 

Skandal – Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

.