Pezullohet Panari i Librit i qershorit në Prishtinë

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka pezulluar Edicionin e 22-të të Panairit të Librit në Prishtinë që pritej të mbahej në fillim të qershorit. 

Përmes një njoftimi, SHBK-ja njofton se pezullimi i mbajtjes së Panairi të Librit “Prishtina 2020” behët për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19. SHBK-ja do të bëjë përpjekje që ky panair të mbahet në vjeshtë të këtij viti. 

“Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës me ç’rast nuk lejohen organizimet e panaireve, pezullohet Panairi i 22-të i Librit “Prishtina 2020”. Panairi planifikohej të mbahej, si gjithnjë, javën e parë të muajit qershor. Nuk është anuluar tërësisht panairi, me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarja kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.