Fatos Kongoli shpallet shkrimtari i vitit nga Panairi i 21- të i Librit në Prishtinë

Shkrimtari Fatos Kongoli ka marrë Çmimin “Autori i vitit shqiptar” për veprën “Gënjeshtarë të vegjël” botuar nga Shtëpia Botuese “Toena” që ndahet nga Shoqata e Botueseve të Kosovës në kuadë të Panairit tē Librit.

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka ndarë sot (8 qershor 2019) çmimet tradicionale të panairin të 21-të të librit “Prishtina 2019”.

Juria me përbërje nga Behar Gjoka, kryetar, Marigonë Kelmendi anëtare dhe Imer Topanica, anëntar, përveç Çmimit “Autori shqiptar i vitit” ka ndarë edhe tetë çmime tjera.

Çmimin për veprën më të mirë në letërsinë për fëmijë e mori Anila Kruti për librin “Flutura e majit” botuar nga “Toena”. Çmimi “Stenda më e vizituar” iu dha Shtëpia Botuese “Botart”.

Çmimi për përkthimin më të mirë të vitit i  shkoi përkthyeses Saverina Pasho për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” botuar nga “Dituria”. Ndërsa, Çmimi për veprën më të mirë nga fusha e publicistikës i takoi Mirela Oktrova për librin “55 ditë” botuar nga “Onufri”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi, ju nda poetit Ismail Syla për veprën “Sfinksi pyet sërish” botuar nga “Buzuku”.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë, shkoi pë Kim Mehmetin, për veprën “Lutjet e mesnatës” botuar nga “Agora”, kurse, Çmimin për veprën kapitale e mori Shtëpisë botuese “Meshari” për kompletin e veprimtarisë letrare të Ymer Elshanit

Ndërkaq me Çmimin “Autori i vitit i huaj” u nderua për shkrimtarin Jacques Baudouin, me veprën “Lindja e një demokracie”, e botuar nga “Buzuku”.