Petar Petkoviq - Foto: REL/ Zyra për Kosovën
Petkoviq për Kurtin: Është një vajzë e vërtetë teksa flet me Vuçiqin në Bruksel
Drejtori të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit u takua me liderin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Sulejman Ugljanin.
Ai ka thënë se Kurti “e ka marrë se është hero kur shpalos të ashtuquajturin flamurin e Sanxhakut”, teksa shton se kryeministri kosovar, siç thotë Petkoviq “është një vajzë e vërtetë teksa flet me presidentin Vuçiq në Bruksel”.
“Kurti e ka marrë se është hero kur shpalos të ashtuquajturin flamurin e Sanxhakut, por në fakt është një vajzë e vërtetë teksa flet me presidentin Vuçiq në Bruksel”- ka shkruar Petkoviq në Twitter.
“Separatisti i mprehtë Kurti nuk duhet të ushqejë dëshirat e politikanëve të dështuar nga Novi Pazari, sepse ai nuk di të luajë me zjarrin”- shton ai.
Kурти је увртео у главу да је јунак кад развија тзв. санџачку заставу, а заправо права је девојчица док разговара са председником Вучићем у Бриселу. Окорели сепаратиста Kурти нек не подгрева жеље пропалим политичарима из Новог Пазара, јер не зна да се игра ватром. pic.twitter.com/jXPh7QEknY
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) September 23, 2023