Peshkatarët gjejnë një trup të pajetë në lumin Drin në Prizren

Një trup i pajetë, që dyshohet se është grua është gjetur në lumin Drin në fshatin Krajk në Prizren.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se në lumin Drin dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë” – ka thënë Bytyqi.

Tutje ai ka thënë se kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë duke peshkuar aty dhe se momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi ka shtuar se ende nuk është bërë identifikimi i kufomës.