Ilustrim

Përplaset për vdekje këmbësori në Kavajë

Një këmbësor u përplas për vdekje këtë mbrëmje në Kavajë të Shqipërisë.

Aksidenti raportohet në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një automjet me drejtues një 27-vjeçar aksidentoi një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë shoferi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje./Top Channel