FOTO: Përparim Rama/Facebook.

Përparim Rama nis edhe një rreth

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë gati për të nisur ndërtimin edhe të një rrethi për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Përmes Facebook-ut ai ka treguar se rrethi do të jetë në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”.

FOTO: Përparim Rama/Facebook.
FOTO: Përparim Rama/Facebook.

“Gati për të filluar punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe ofrojë kyçjen më të lehtë nga rruga “Asllan Pireva”-ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se gjatë vizitës në lagje kanë takuar banorët e zonës të cilëve u kanë treguar për rëndësinë e këtij projekti.