Foto: Komuna e Prishtinës

Përparim Rama i dhuron ambasadorit të Shqipërisë “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i ka dhuruar sot “Çelësin e Qytetit” ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozit, në përfundim të detyrës së tij.

Këtë mirënjohje, Rama ia dha Minxhozit, siç tha ai, për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone – deklaroi Kryetari Rama.

Ndërsa ambasadori Minxhozi është shprehur i lumtur që ka bashkëpunuar me Ramën.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona” – ka thënë ai.

Minxhozi ka shërbyer si ambasador në Kosovë për 10 vite. Në vend të tij, tani është emëruar Petrit Malaj, nga Presidenti shqiptar, Bajram Begaj.