Ilustrim - Policia në aksion

Përfundon bastisja në shtëpitë e dy zyrtarëve policor

Tetë zyrtarë policor janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

KALLXO.com mëson se disa nga zyrtarët policor janë arrestuar deri sa ishin në punë brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ndërsa dy prej tyre janë arrestuar në shtëpitë e tyre.

Përveç arrestimeve pati edhe bastisje me vendim të Gjykatës, ndërsa siç mëson KALLXO.com ka përfunduar bastisja ndërsa zyrtarët policor do të intervistohen nën dyshimin se kanë kryer disa vepra të ndryshme penale.

KALLXO.com raportoi mëngjesin e sotëm se në një aksion të Inspektoratit Policor të Kosovës është bërë arrestimi i policëve të dyshuar.

Zyrtarët policor po dyshohen për një mori veprash, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim i ndikimit si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Prokuroria në Prishtinë ka bërë të ditur edhe inicialet e zyrtarëve policor të arrestuar.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D. M., M. G., V. F., V. B., V. Sh., R. S., B. J. dhe M. K.

Policët e arrestuar sot dyshohen edhe për shitblerje të drogës