Policët e arrestuar sot dyshohen edhe për shitblerje të drogës

Tetë zyrtarë policor janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë zyrtarë policor të cilët dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit” , si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D. M., M. G., V. F., V. B., V. Sh., R. S., B. J. dhe M. K.

Arrestohen disa policë në aksionin e Inspektoratit Policor