Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet nga zjarri një veturë në Leposaviq, dëmtohen edhe dy të tjera

Një qytetare në Leposaviq ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e saj është përfshirë nga zjarri. Sipas Policisë, Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Në njoftim thuhet se si pasojë e zjarrit, dyshohet se janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin afër saj.

Rasti i cili sipas policisë ka ndodhur më 29.02.2024, është duke u hetuar.