Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pejë, i mituri godet me veturë këmbësorin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i mitur është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Eliot Engle” në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës,  ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.