Pejë, gjendet kafka e një njeriu

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Nabërgjan të Pejës është raportuar se një qytetar derisa ka qenë duke riparuar varrezat ka hasur në një kafkë të njeriut.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10.

Tutje Policia sqaron se njësiti  kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës ndërsa punimet janë ndërprerë.

Rasti po trajtohet si gjetje e mbetjeve mortore.