Lajm i Fundit, Coronavirus

Pejë, bllokohet një lagje për t`ua bërë testet 80 personave për coronavirus

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë se njofton nga ora 11:00-15:00 rruga para ambulantes së Mjekësisë Familjare në Lagjen ‘Kristal’ do të jetë e bllokuar.

Kjo rrugë është bollukar për arsyen që në këtë objekt shëndetësor kanë filluar testimet nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti.

“Njoftojmë qytetarët e komunës së Pejës se nga ora 11:00-15:00 rruga para Ambulantes së Mjekësisë Familjare në lagjen Kristal do të jetë e bllokuar për shkak së në këtë objekt shëndetësorë tani sa kanë filluar testimi nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti. Janë afërsisht 80 raste kontakti që do t`u merren mostrat për testim nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftimin e tyre.