Leonora Morina- Bunjaku, kandidate e PDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit 2017,. Foto: Facebook.

PDK zgjedh kandidate për kryetare të Gjilanit të gjobiturën për shkelje të Ligjit zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot 6 kandidatura për kryetarë të gjashtë komunave të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Leonora Morina-Bunjaku, të cilën PDK-ja e ka caktuar kandidate për kryetare të Gjilanit, për zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Morina-Bunjaku ishte gjobitur më 2017 nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me 300 euro për shkelje të Ligjit për zgjedhjet.

Në zgjedhjet e 2017-ës Leonora Morina-Bunjaku pat kandiduar për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Gjatë fushatës zgjedhore që po zhvilloheshin gjatë 2017, furra “Pashtriku” në Gjilan kishte dhënë pitalka falas, bashkë me kartëvizitën e Leonora Morina- Bunjakut.

Ajo kishte mohuar atëherë se ishte iniciatore e atij aktiviteti.

Më 2018 Leonora Morina-Bunjaku ishte emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.