Pasuria e të parit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Abdixhiku ka deklaruar dy shtëpi, njëra e blerë në vlerë prej 200 mijë eurove në pronësi të përbashkët, ndërsa tjetra e trashëguar, në vlerë prej 150 mijë eurove, që është në pronësi të tij. Ai gjithashtu ka një tokë të trashëguar, e cila ka vlerën prej 90 mijë euro.

Kreu i LDK-së ka deklaruar një veturë “Alpina” që është në pronësi të bashkëshortes së tij, e cila ka vlerën 25 mijë euro.

Para të gatshme në bankë, Abdixhiku ka deklaruar se ka 10 mijë e 605 euro dhe 17 dollarë nga një fellowship. Ai në AKK ka treguar se ka një detyrim financiar në një bankë prej 6 mijë eurove.

I pari LDK-së, tek të ardhurat vjetore ka deklaruar se merr pagë vjetore 18 mijë 591 euro dhe 3 mijë 600 euro në vit nga një bursë.

Ndërsa, si profesor në Kolegjin Riinvest, Abdixhiku ka deklaruar se merr një pagë vjetor prej 24 mijë euro.