Lufta në Ukrainë, Foto: VOA

Pasojat e sulmeve të forcave ruse në qytetin port të Mariupolit - Pamje me dron

Pamjet me dron tregojnë pasojat e sulmeve të forcave ruse në qytetin port të Mariupolit në Ukrainë.

Në qytetin e rrethuar dikur banonin rreth 400 mijë njerëz.

Civilët e bllokuar janë strehuar në bodrume dhe po përballen me mungesa të ushqimit, energjisë dhe ujit të pijshëm.

Forcat ruse sulmuan nga toka dhe ajri objektivat civile në Mariupol, përfshirë maternitetin, shkollat dhe muzeumet, raporton VOA.