Pas vdekjes së 30 vjeçarit, Komuna e Prishtinës fillon prerjen e drunjve të rrezikshëm

Komuna e Prishtinës ka filluar identifikimin e druve të rrezikshëm për qytetarët në disa lokacione në kryeqytet.

Sipas njoftimit të komunës, deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”, ndërsa planifikohet të priten drutë edhe në  në “Tauk Bashqe”, në rrugën “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rrugë “Jonuz Zejnullahu”.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se të hënën ka vdekur një person dhe një është lënduar rëndë për shkak të rrëzimit të një lisi nga erërat e forta.