Ilustrim

Ilustrim

Pas ritenderimit, Ministria e Ekonomisë siguron servisimin e veturës ‘Audi A8’

Ministrisë së Ekonomisë, iu është dashtë ta ritenderoj aktivitetin e prokurimit për të siguruar servisimin dhe mirëmbajtjen e veturës të tipit “Audi A8 – 3.0 TDI”, për të paktën një vit.

Me datën 22 korrik, Ministria e Ekonomisë, inicioi aktivitetin e prokurimit me titull “Mirëmbajtja dhe servisim i Audi A8 – 3.0 TDI të ME-së”.

Përmes këtij tenderi, Ministria planifikoi të kontraktoj kompaninë e cila kujdeset për mirëmbajtjen dhe servisimin e kësaj veture në kohëzgjatje prej 36 muajve.

Për këtë shërbim, Ministria kishte parashikuar kontratë në vlerë deri 15 mijë euro.

Ministria përdori procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Mirëpo kah mesi i muajit gusht, respektivisht me datën 13 gusht 2021, përmes platformës elektronike të prokurimit “e-prokurimi”, merret vesh se është anuluar ky aktivitet i prokurimit.

Mos interesimi i operatorëve ekonomike për këtë tender doli të jetë arsyeja që qoi në anulimin e tij nga Ministria e Ekonomisë.

Në njoftimin për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit thuhet se “nuk ka asnjë ofertues”.

Pas anulimit të këtij tenderi, 5 ditë më vonë bëhet publike thirrja për kontratë apo ritenderimi.

Me ritenderim, Ministria pothuajse e përgjysmoi vlerën e parashikuar për kontratë. Nga 15,000 sa ishte në tenderin paraprak me ritenderim kishte 9,900, në një kohëzgjatje të kontratës prej një viti apo 12 muaj.

Në këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar dy operator ekonomik, ku me çmimin më të ulët është rekomanduar për kontratë Ndërmarrja Tregtare Private “Miri”, me çmim të peshuar prej 757.38 euro.

Nga njoftimi mësohet se kontrata është paraparë të nënshkruhet me datën 9 shatator nga palët kontraktuese.

Askush s’dëshiron ta servisoj një ‘Audi A8’ të Ministrisë së Ekonomisë