Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pas raportimit të KALLXO.com, pacientit 71-vjeçar i bëhet vend në Klinikën e Intensive

71-vjeçari i cili dje ishte shtruar në Klinikën Pulmologjisë për shkak se në atë Intensive nuk kishte pasur vend, sot është vendosur në këtë Klinikë.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij për KALLLXO.com.

Dje, KALLXO.com ka raportuar se B.M. nga Fushë-Kosova pretendonte se babai i tij nuk u transferua nga Klinika e Pulmologjisë në atë Intensive për shkak se në këtë të fundit nuk kanë më vend për pacientë.

B.M. në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se babai i tij, 71-vjeçar, që ka problem me mushkëri pas shërimit nga COVID-19 kanë shkuar në Klinikën Pulmolgjike në QKUK në Prishtinë.

“E kam babën në Pulmologji, e ka kalu COVID-in që tri javë. Oksigjeni po i bie, mjeku po i thotë që është për Intensivë, ata të Intensivës thanë që na e kem plot, nuk mujmë me pranu. Këta [të Pulomologjisë] nuk po e dinë ku me çu, babën duhet me shti në respirator se nuk mundet me mbijetu ndoshta as deri në mëngjes. Prej Intensivës na thanë që na nuk jemi me ju gjetë vende por me i trajtu, s’kemi kapacitete, edhe ma kanë nënshkru raportin se nuk kanë vend. Tani më vonë me thanë, na mujmë me dërgu në një repart te ata që e kanë COVID-in e më pyeten se a po pranoj unë. U thash që ai duhet me ditë se është doktor jo unë, s’e di unë a i bjen këtij apet COVID-i….Tash jemi tu e dërgu atje, erdh ambulanca”, tha ai.

Mungesën e shtretërve në Klinikën Intensive dje e kishte konfirmuar edhe Betim Merdi, mjek kujdestar si dhe drejtori i Intensivës, Shaqir Uka.

Alarmante: 71-vjeçari në gjendje të rëndë me oksigjen, Klinika Intensive nuk ka vend për pacientë