6 të vdekur dhe 602 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur ndërsa janë regjistruar 602 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 mijë e 584 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.386 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.