Pas raportimit të KALLXO.com, largohen fletushkat e Ramiz Lladrovcit rreth shkollës (FOTO)

Fletushka me fotografinë dhe numrin e Ramiz Lladrovcit janë parë të vendosura në disa shtylla të ndriçimit elektrik përreth oborrit të shkollës “Rasim Kiqina” në Drenas.

KALLXO.com e ka njoftuar menaxheren e kësaj qendre të votimit, Flakarta Gllareva.

Gllareva bashkë me zyrtarët policorë, në prani të ekipit të KALLXO.com kanë filluar t’i heqin ato.

Për Komunën e Drenasit në rund të dytë garojnë Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin”.

Sot po mbahet rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës.