Largimi i mbeturinave, 01.12.2025- Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Pas raportimit të KALLXO.com, Kompania “Uniteti” largon mbeturinat nga sheshi i Mitrovicës së Jugut

Pasi mbrëmë KALLXO.com raportoi për mbeturinat në sheshin e Mitrovicës së Jugut, sot, më 01.12.2025, Kompania “Uniteti” i ka hequr ato.

Krahas kësaj, siç njoftoi kompania, u bë edhe largimi i deponive ilegale dhe pastrimi i rrugëve.

Kjo u bë përmes një marrëveshjeje të nënshkruar mes Kompanisë “Uniteti” dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar obligimet për kryerjen e të gjitha shërbimeve të pastrimit publik, përfshirë mirëmbajtjen e hapësirave publike, larjen dhe fshirjen e rrugëve, si dhe largimin e deponive ilegale në gjithë territorin e komunës”- thuhet në njoftim.

KRM “Uniteti” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se situata e krijuar më herët ka ndodhur pa fajin e tyre.

“Kompania mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe garantimin e një mjedisi të pastër për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”- theksojnë ata.

KALLXO.com sjell pamje pas ndërhyrjes së kompanisë, e cila ka zbrazur shportat dhe ka hequr mbeturinat që ishin përreth.

Largimi i mbeturinave, 01.12.2025 – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Largimi i mbeturinave, 01.12.2025 – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
Largimi i mbeturinave, 01.12.2025 – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

Ndërkaq, mbrëmë, më 30.11.2025 ishte gjendja si më poshtë: