ILUSTRIM

Pas pandemisë: Prishtina me projekt të ri turizmi, Gërmisë i shtohet një park aventurash

Parku Gërmia në Prishtinë shumë shpejtë do të ketë hapësirë të re rekreative.

Përmes një njoftimi të PPSE Program Swisscontact, parku IN-Nature Adventure është projekti më i ri i turizmit i Komunës së Prishtinës, që do të realizohet nëpërmjet ndërmarrjes publike “Sport Marketingu”.

Sipas organizatës, ky park aventurash është planifikuar të ketë 53 elementë dhe 6 pista ngjitjeje me kapacitet maksimal prej 90 personash në të njëjtën kohë. Elementet ndahen sipas nivelit të vështirësisë dhe përshtatshmërisë së moshës. Për më tepër, parku i aventurave do të ketë 6 zipline me gjatësi dhe nivel të vështirësisë të ndryshme, si dhe një kafene prej druri.

Organizata ka njoftuar se parku i aventurave është bashkë-investim i Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit PPSE Program Swisscontact.