Parandalimi i ekstremizmit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për strategjinë e re të Kosovës për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në debat flitet rreth raportit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së për luftën e institucioneve të Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Gjithashtu diskutohet nëse përbëjnë rrezik për akte terroriste personat që janë kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.

Panelistët diskutojnë edhe për procesin e risocializimit dhe riintegrimit të të kthyerve nga zonat e luftës.

Me cilat probleme përballen institucionet në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit?

Pse ende nuk është miratuar strategjia e re kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm?

A kanë kapacitete komunat të marrin përgjegjësi për riintegrim e të kthyerve?

Për këto dhe tema të tjera në debat janë të ftuar: Ferdinand Nikolla, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Mentor Vrajolli nga QKSS, Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të terrorizmit dhe ekstremizmit dhe Kreshnik Gashi, kryeredaktor i KALLXO.com.