Paralajmërimi i Lajçak: Nëse BE lihet anash, e lini anash të ardhmen evropiane

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se BE-ja nuk mund të lihet anash në procesin e negociatave.

“Bashkimi Evropian nuk mund të lihet anash sepse po ofron të ardhme evropiane, përveç nëse ju doni të lini anash të ardhmen evropiane”, është shprehur zyrtari evropian sot në Prishtinë në një konferencë për media pas fundit të vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Për marrëveshjen gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak është shprehur se kjo nënkupton të gjitha çështjet e pazgjidhura.

“Mandati im është shumë i qartë, marrëveshja nënkupton të gjitha çështjet e pazgjidhura, këtë e kuptoj si marrëveshje gjithpërfshirëse, meqë mandati im nuk pret që të jem lehtësues i dialogut përgjithmonë, po flas për një periudhë disa mujore”, u shpreh ai.