Pamje nga protesta në Tiranë kundër shtrenjtimit të naftës dhe produkteve ushqimore

Tash e disa ditë në shumë qytete të Shqipërisë, janë zhvilluar protesta kundër shtrenjtimit të artikujve ushqimor e naftës.

Një protestë kombëtare ka filluar në ora 11:00 sot në sheshin ‘Skendërbej’ në Tiranë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga kjo protestë që shihen shumë qytetarë.

Revolta e qytetarëve të Shqipërisë erdhi pas shtrejntimit të produkteve të ndryshme në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor.

Rritje të çmimeve pati edhe tek derivatet e naftës.

Rritje të produkteve ushqimore dhe naftës ndodhi dhe në Kosovë.