Çmimi i vajit ushqimor, 10.03.2022/ Foto: KALLXO.com.

Vaji më i shtrenjtë i importuar në Kosovë kushtoi 1.45 cent, por u shit deri në 3.49

Vajrat ushqimore në import gjatë këtyre dy muajve kanë kushtuar nga 1.22 euro deri në 1.45, ndërsa vetëm dje gjatë ditës në Kosovë çmimi i vajit ka shkuar në 3.49 euro.

Pas ngritjes së çmimeve kohëve të fundit, Dogana e Kosovës ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore.

“Në vitin 2022 (periudha janar – shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar”, thuhet në komunikatë.

Gjatë vitit 2021, në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj, ndërsa 5 milionë litra të papërpunuar.

“Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, thuhet më tutje.

Sipas Doganës, vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganorë në numrin e telefonit 080050095.

Ndërsa dje janë mbyllur dy depo të supermarketeve në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë për shkak të mashtrimit të konsumatorëve me çmime jo reale, siç kanë njoftuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ngritja e çmimeve, mbyllen depotë e dy supermarketeve në Kosovë