Pamje nga aksidenti në rrugën ‘Muharrem Fejza’, ku mbeti i lënduar një person

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një automjeti ka ndodhur sot rreth orës 16 në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet ku si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime ngasësi i motoçikletës.

zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KALLXO.com se ngasësi i motoçikletës është dërguar për tretman mjekësor  dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.