Aksident trafiku në rrugën "Muharrem Fejza", lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se ky aksident ka ndodhur në mes të një automjeti dhe një motoçiklete dhe i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletës.

“Si pasojë e aksidentit një person(ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”-ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.