Pakënaqësitë me menaxhmentin, minatorët e Trepçës mbajnë tubim

Lidhur me vendimet e fundit të menaxhmentit të Trepçes për mosrealizimin meditjeteve të minatorëve që mbajtën grevën, si dhe për kushtet e punës, është mbajtur sot, një tubim me minatorët e kësaj ndërrrmarrje, të thirrur nga vetë ata dhe sindikata e punëtorëve.

“Ky takim është thirrë nga minatorët për shkak të kërcënimeve dhe vendimneve të menaxhmentit për mospagesën e meditjeve të ditëve të grevës, e cila grevë ka ndodhë për shkak të mos realizimit të pagës mujore në muajin qershor dhe në muajin korrik, e për të cilat menaxhmenti i ka marrë një vendim që gjatë atyre ditëve të penalizohen minatorët edhe në inervista edhe në vedime, menaxhmenti ka njoftu që do të penalizohen minatorët”, ka thënë Ibrahim Januzi, kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës.

Ata kanë paralajmëruar se do të ketë përsëri grevë në rast se nuk merren masa për mosrealizimin e meditjeve

“Në rast se nuk paguhen ato meditje, minatorët po kërkojnë që deri më datën 10 në rast se nuk paguhen, këta po e paralajmërojnë grevën, këtë përgjegjësi e merr menaxhmenti”, ka thënë Januzi.

E menaxhmenti i kësaj ndërrmaarrje nuk lejoi praninë e mediave në këtë tubim, ndonëse takimi ishte i thirrur nga vetë minatorët.

Sindikalistët pretendojnë po ashtu se zgjedhja e një këshilli organizativ nga menaxhmenti i Trepçës, është bërë nga manipulime të këtij menaxhmenti, për të cilën sipas kryetarit të Sindikatës, minatorët ndonëse kanë kërkuar sqarime për këtë, bordi drejtues i Trepçës nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“Çka na shqetëson, fakti është që edhe një këshill organizativ, i cili është formu nga menaxhmenti, e për të cilin minatorët kanë kërku sqarime se në çfarë cilësie, në çfarë baze janë formu ata, mirëpo ata (menaxhmenti)  s’kanë gjetë kohë as arsye me na informu ose me na dokumentu, kjo ka qenë kërkesë e minatoreve. Ai këshill dyshohet se ka bisedu për shitjen e aksioneve të punëtorëve”, ka thënë Januzi.

Kjo sindikatë si dhe minatorët, kanë ngritur edhe çështejn e shkarkimit të u.d Drejtorit të Minierës së Trepçës, Fatos Begu vetëm tre javë pas emërimit të tij, e që siç pretendojnë ata, ky vendim i menaxhmentit ka ardhur si shkak i akuzave të tyre se është në anën e sindikatës dhe punëtorëve të kësaj ndërrmarrje.

Për të gjitha këto pretendime dhe për tubimin e sotëm të minatorëve, KALLXO. com ka kërkuar përgjigje nga Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani si dhe nga menaxhmenti, por të njëtit nuk ishin të qasshëm.

Sulmohet me mjet shpërthyes shtëpia e kryesuesit të bordit të Trepçës