Vetura e dëmtuar në shtëpinë e Bahri Hysenit

Sulmohet me mjet shpërthyes shtëpia e kryesuesit të bordit të Trepçës

Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e Bahri Hysenit, kryesuesit të bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça” është sulmuar me mjet shpërthyes.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Hyseni.

Hyseni tha se nuk ka të lënduar ndërsa të dëmtuara kanë mbetur dy veturat të cilat ishin në oborrin e shtëpisë në Mitrovicë.

“Mbrëmë, diku rreth orës 01:00 pas mesnate, në shtëpinë time është hedhur një granatë dore. Ne kemi qenë në shtëpi, për fat të mirë nuk kemi pas lëndime apo diçka, vetëm dëme materiale, një veturë e djalit është e dëmtuar, vetura ime…” – ka thënë ai.

Hyseni konfirmoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga forcat e rendit në Mitrovicën e Jugut, por deri më tani ata nuk janë përgjigjur.