Osmani nga Parlamenti Evropian iu bën thirrje serbëve të Kosovës: Shfrytëzoni të drejtat që ua garanton Kushtetuta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, iu bëri thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë, që të shfrytëzojnë të drejtat “e avancuara” që ua garanton Kushtetuta.

Osmani tha se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre [serbëve të Kosovës].

“Në këtë frymë të gjithëpërfshirjes, u bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar” – ka thënë presidentja.

 

Osmani: Kosova është Evropë dhe të jesh kosovar është të jesh evropian