Osmani nderon me medaljen 'Shën Tereza' - 'Linjën e Jetës'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë fundvit i ndau medaljen humanitare “Shën Tereza”, qendrës telefonike për parandalimin e vetëvrasjes “Linjës së Jetës”.

Sipas njoftimit, “Linja e Jetës“, falënderon presidenten e kabinetin për vlerësimin e punës së tyre.

Ata shpresojnë që në vitin 2024 të hartojnë një strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjes.

“Gjersa përgatitemi për punën që na pret në vitin 2024, shpresojmë se kjo njohje institucionale të jep valë edhe në institucione tjera qeveritare dhe të jetë viti i radhës koha kur fillojmë që të hartojmë një strategji kombëtare për parandalimin e vetëvrasjes”- thuhet në njoftimin e “Linjës së Jetës”.

Ata kanë theksuar premtimin e tyre për të qenë pranë personave që kanë mendime për vetëvrasje e sidomos gjatë këtyre festive, ku  thanë se nuk i presin të gjithë me gëzim e mbështetje.

Për të gjithë këta, ata thonë se janë vetëm një thirrje larg.

Më 16 gusht, KALLXO.com pati raportuar për punën që nga formimi i kësaj Linje e sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

“Linja e Jetës” është themeluar në vitin 2019. Njerëzit që kanë nevojë për shërbimet e tyre mund të telefonojnë në numrin 080012345.