Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ortopedi i dyshuar për ryshfet pezullohet nga puna në QKUK

Doktori i dyshuar për ryshfet, Sami Delijaj, i cili është në arrest shtëpiak, është pezulluar përkohësisht nga puna në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Zyra për informim e QKUK-së konfirmoi për KALLXO.com se ky vendim është marrë nga Komisioni Disiplinor duke u bazuar në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i ka caktuar Delijajt masën e arrestit shtëpiak.

“Gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm nga puna i punësuari përfiton 50% të pagës së plotë, duke përjashtuar çdo lloj shtese në pagë për një periudhë pezullimi deri në gjashtë (6) muaj. Ky vendim hyn në fuqi nga data 08.09.2023” – thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Ky vendim është marrë më 8 shtator 2023.

Delijaj është ushtrues detyre i shefit të Repartit të Ortopedisë së Përgjithshme në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore.

Mjeku i arrestuar dyshohet se kishte kërkuar 450 euro pas një operacioni