Komisioni për Buxhet dështon të mbahet në mungesë të kuorumit. FOTO: KALLXO.com

Opozita e lëshon mbledhjen e Komisionit për buxhet - VIDEO

Deputetët e partive në pozitë dhe opozitë kanë treguar moskoordinim në lidhje me mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për Buxhet në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht janë vonuar deputetët e shumicës, që ka bërë që opozita të reagojë dhe të konsiderojë se ka mungesë përgjegjësie nga ana e tyre.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se edhe pse kishte konfirmim nga kryesuesi i Komisionit, Armend Muja, për mbajtjen e mbledhjes, deputetët e pozitës nuk janë shfaqur në mbledhje.

Kjo ka detyruar që deputetët Avdullah Hoti, Duda Balje, Mërgim Lushtau dhe Ferat Shala të lëshojnë mbledhjen pas rreth 20 minutave pritje.

Në këtë mbledhje si pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i listës së kandidatëve për Guvenator të BQK-së, ndërsa në sallë për pak minuta është kthyer kryetari i Komisionit Armend Muja.

Mbledhja nuk është mbyllur ende dhe po pritet që të shikohet mundësia e vazhdimit të saj.