Operacioni në veri, në mesin e të kërkuarve edhe "Kaça", bosi shqiptar i kontrabandës

Policia e Kosovës pas aksionit të sotëm kundër kontrabandës në vend, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 5 personave të dyshuar, e që njëri prej tyre është Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”.

“Kaça” tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës. Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

Ndërsa, së fundmi në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan.

Në këtë ndjekje ishte lënduar edhe një zyrtar policor.

Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”  tashmë është në kërkim për dyshimin për kontrabandë me mallra.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në muajin prill të 2015 pati raportuar se i njëjti pati përdorur telefonin në gjykatore gjatë një pauze në seancën për caktimin e paraburgimit.

.