Operacion policor në zyrën e një OJQ-je që gjendet në ndërtesën e Policisë

Një operacion policor është duke u zhvilluar në një lokal që është ngjitur me hyrjen e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se në këtë lokal ka funksionuar një organizatë joqeveritare që shquhej e thirrej për tolerancë e paqe.

Siç mëson KALLXO.com, më herët është bërë një kërkesë për ta liruar hapësirën nga ana e kësaj OJQ-je.

Burime të KALLXO.com thonë se organizata ka operuar që kur është funksionalizuar stacioni policor “Qendra”.