Pamje nga Seminari i shqipes 2023. Foto; KALLXO.com.

Oliver Schmitt: Kosova dhe Shqipëria, dy rrugë të ndryshme të historisë shqiptare

Rrugëtimi historik i shqiptarëve pas vitit 1912, u prezantua nga historiani zviceran Oliver Schmitt, gjatë ligjëratës, “Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë të historisë shqiptare 1912-2023”, siç tha ai disa herë gjatë ligjëratës së tij, të dy shteteve shqiptare në Ballkan, në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë.

“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, jo vetëm që ndahu për gjysmë popullin shqiptar, por krijoi rrethana të ndryshme për shqiptarët që mbeten brenda kufijve të shtetit shqiptar e ndryshme për ata jashtë. Sidomos për shqiptarët në ish- Jugosllavi të cilët patën një rrugëtim social, historike e demografik krejt ndryshe shtetasit shqiptar, rrugëtim i cili mori kuptim me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008”- tha ai.

Gjatë ligjëratës së tij, historiani Scmitt krahasoi zhvillimit politike, historike e sociale të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët ai quante si shqiptarë perëndimorë dhe ata të ish- Jugosllavisë (edhe Kosovës) shqiptarë lindorë.

“Rrugëtimi historik i shqiptarëve perëndimorë dhe atyre lindorë u përcoll me dallime e ndryshime të theksuara, historiko-sociale, qoftë në zhvillime kulturo-arsimor, etj.”-tha ndër të tjerash Schmitt gjatë ligjëratës së tij.

Ai foli edhe për raportet e sotme mes akterëve politike shqiptarë në Ballkan. Ndërsa tha se pavarësia e Kosovës u mbështetë pa rezerva nga fuqitë perëndimore, edhe për shkak të aspektit human.

“Kosova është një shtet i dytë shqiptar në Ballkan, një mrekulli politike. Pavarësia e Kosovës është mbështetur nga fuqitë perëndimore për shumë arsye, njër ndër më kryesorët është është edhe çështja e të drejtave të njeriut, pra pasojë e mbrojtjes së vlerave, jo vetëm të interesave që mund të kishin fuqi të caktuara”- tha ai

Ai çmoi edhe rolin e Seminarit të Shqipes ndër vite që sipas tij, ndikoi në njohjen ndërkombëtare të shqiptarëve të Kosovës.

Historiani Oliver Schmitt është lindur në Zvicër. Ka studiuar për bizantinistikë, neogrecistikë dhe histori të Evropës Lindore në Bazel (Zvicës), Vjenë (Austri), Berlin dhe Mynih (Gjermani).

Deri më tani Schmitt ka botua një sërë monografish e punime shkencore për historinë shqiptare. Ndër veprat e tij me rëndësishme janë “Arbëria venedikase 1392-1479”, “Kosova – Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, “Skënderbeu – Aleksandri i ri nga Ballkani”, “Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit”, etj.

Schmitt është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës Shqiptare ka nisur më 14 gusht edicionin e 41-të.

Gjatë këtij edicioni janë paraparë të mbahen një sërë ligjëratash, ligjërim nga shkencat albanologjike e kurse të gjuhës shqipe në tri nivele për seminaristët e huaj.