Ilustrim

Ndaj përvojën tënde: Trajtimi mjekësor në sistemin e ndarë shëndetësor të Kosovës

BIRN dëshiron të dëgjojë nga qytetarët shqiptarë dhe serbë në Kosovë në lidhje me përvojat dhe pikëpamjet e tyre në trajtimin nga profesionist mjekësor nga grupi tjetër etnik për hulumtimin tonë mbi paragjykimet në sistemin shëndetësor.

Qytetarët e Kosovës, të dy grupet etnike, shqiptarët dhe serbët, kanë hasur ndonjëherë paragjykime dhe mosbesim kur kanë kërkuar trajtim mjekësor nga profesionistë të shëndetit nga grupi etnik tjetër. Kjo çështje ka rrënjët në konfliktin armiqësor dhe shtypjen e viteve 1990.

Për hulumtimin tonë të fundit, dëshirojmë të dëgjojmë nga qytetarët shqiptarë të Kosovës që kanë marrë trajtim nga mjekë serbë dhe nga serbët në Kosovë që kanë marrë trajtim nga mjekë shqiptarë. Kjo përfshin edhe shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc në Serbi.

Mosbesimi dhe frika

Ka pasur shumë raste në të cilat individët kanë refuzuar trajtimin nga profesionistë të shëndetit të një etnie tjetër, duke u frikësuar se do të marrin trajtim të dobët si rezultat i historisë së këtyre grupeve etnike.

Një nga problemet më të dallueshme me këtë mungesë besimi është shfaqur në komunitetin serb në Kosovë, të cilët frikësohen se mjekët shqiptarë mund të kryejnë ndonjë lloj hakmarrjeje ose tregojnë neglizhencë profesionale.

Është e rëndësishme të theksohet se sistemi shëndetësor në Kosovë nuk menaxhon spitalet në komunat me shumicë serbe, si në Mitrovicën e Veriut dhe Gracanicë. Komuniteti serb në Kosovë lejohet të administrojë sistem arsimor dhe shëndetësor të ngjashëm me atë në Serbi.

Në fillim të vitit 2023, një vajzë serbe nga Veriu i Kosovës pësoi një aksident gjatë skijimit në Brezovicë.

Familja e saj vendosi ta çonte në një spital në Mitrovicën e Veriut, pjesë e sistemit serb, në vend të spitalit më të afërt në Ferizaj/Uroševac, vetëm disa kilometra larg, ku do të trajtohej nga mjekë shqiptarë. Vajza më pas vdiq në spital.

Megjithatë, ka raste në të cilat marrja e trajtimit nga profesionistë të shëndetit të një etnie tjetër ka çuar në shpëtimin e jetëve.

Në të njëjtën kohë, qytetarët shqiptarë të Kosovës marrin trajtim nga mjekë serbë, por kryesisht në klinika private më shumë se në spitale publike. Disa shqiptarë nga Kosova kërkojnë edhe trajtim në kryeqytetin serb, Beograd.

Për hetimin tonë, ne dëshirojmë të dëgjojmë historitë dhe përvojat tuaja si qytetarë serbë ose shqiptarë të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me trajtimin mjekësor që keni marrë nga profesionistë të shëndetit të një etnie tjetër. Nëse keni vënë re paragjykime ose trajtim të ndryshuar vetëm për shkak të etnisë suaj ne dëshirojmë të dëgjojmë për këtë.

Këtu janë çështjet kryesore që dëshirojmë të dimë:

Si qytetarë shqiptarë ose serbë të Kosovës, keni marrë ndonjëherë trajtim nga mjekë të etnisë tjetër?

A keni zgjedhur vullnetarisht të trajtoheni nga mjekë të etnisë tjetër ose nuk keni pasur zgjedhje në këtë çështje?

A keni frikë ose keni pasur frikë nga trajtimi nga një mjek i etnisë tjetër?

A jeni kritikuar nga anëtarë të familjes ose persona të tjerë sepse keni marrë trajtim nga një mjek i etnisë tjetër?

Nëse nuk do të pranonit trajtim mjekësor nga një mjek i etnisë tjetër, ju lutemi na tregoni arsyen.

Ne nuk do të publikojmë dokumente ose emra pa miratim paraprak dhe nuk kemi synim të përdorim shembuj specifikë, por për të theksuar çështjet e përgjithshme sistematike. Përgjigjet tuaja do të jenë të sigurta dhe të koduara.

Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar me hetimin tonë.

Si mund të merrni pjesë:

Për të paraqitur përvojën tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni këtë formular.  Pyetësori është në dispozicion në anglisht, por edhe në shqip dhe serbisht.

Ju gjithashtu mund të na kontaktoni përmes emailit: [email protected]

Ose mund të na kontaktoni përmes rrjeteve sociale:

Facebook: @balkaninsight

X (ish Twitter): @balkaninsight