Vizita e seminaristëve në Muzeun ‘Burgu i Idealit’. Foto: KALLXO.com.

Seminari i Shqipes, ligjërata dhe vizita në ‘Burgun e Idealit’

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka vazhduar punën me ligjëratën e radhës dhe vizitë nga pjesëmarrësit e këtij Seminari në Muzeun “Burgut i Idealit” në Prishtinë.

Studiuesi italian Stefano Canalis ka mbajtur ligjëratën e tij “Some remarks on word stress in Albanian” (Disa vërejtje për theksin e fjalëve në shqip).

Gjatë ligjëratës së tij, Canalis ka prezantuar hulumtimet e tij sa i përket theksit në gjuhën shqipe.

“Gjatë hulumtimeve të mia kam vërejtur se theksi i fjalës shqipe nuk është tërësisht i parashikueshëm apo varet pjesërisht nga cilësia e zanoreve”- ka thënë ndër të tjera studiuesi italian Canalis.

Stefano Canalis ka doktoruar në Universitetin e Padovës (Itali) më 2008, ndërsa fusha e interesimeve të tij kërkimore shtrihet kryesisht në problemet e fonologjisë dhe të fonetikës.

Pas ligjëratës së Canalis pjesëmarrës të Seminarit kanë vizituar Muzeun “Burgu i Idealit” në Prishtinë. Seminaristët janë njoftuar lidhur me muzeun, historikun, misionin dhe qëllimin.

 

Vizita e seminaristëve në Muzeun ‘Burgu i Idealit’. Foto: KALLXO.com.

Emin Sallahu, përgjegjës në këtë Muze, ka thënë se ky muze prezanton historinë e të burgosurve politike shqiptarë në ish- Jugosllavi.

“Brenda këtij burgu do të shohim shifra, tabela informuese të cilat tregojnë sa të  burgosur politikë kanë qenë në ish-Jugosllavi. Nga qindpërqindëshi i të burgosurve politikë në ish-Jugosllavi, 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë”- ka thënë ai.

Edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar të Shqipes ka nisur më 14 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 gusht.

Në kuadër të këtij edicioni të Seminarit të shqipes po mbahen një sërë ligjëratash, ligjërim nga shkencat albanologjike e kurse të gjuhës shqipe në tri nivele për seminaristët e huaj.

Vizita e seminaristëve në Muzeun ‘Burgu i Idealit’. Foto: KALLXO.com.

 

Vizita e seminaristëve në Muzeun ‘Burgu i Idealit’. Foto: KALLXO.com.
Vizita e seminaristëve në Muzeun ‘Burgu i Idealit’. Foto: KALLXO.com.