Nxirret pa shenja jete një grua nga lumi Ibër

Ekipi i zjarrfikësve e ka nxjerrë një grua pa shenja jete nga lumi Ibër në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ajo ka rënë në lum aksidentalisht.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten në orën 7:26.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.